44-vjeçarja humb jetën, shtohen rastet e fataliteteve nga goditjet në zemër
Një 44-vjeçare, shtetasja D. S. Nga Malesia e Madhe, humbi jetën gjatë transportimit në spital, dyshohet për shkak të arrestit kardiak. Gjate ditëve të fundit janë shtuar rastet e fataliteteve si pasojë e goditjeve në zemër, duke u kthyer kjo situatë në shqetësim për qytetarët.
Gjithashtu, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njofton veprimet e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit:
Drejtim automjeti në gjendje të dehur: Shtetasi E. H., 35 vjeç, banues në Dobraç, u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin i dehur.
Aksident me biçikletë: Shtetasi B. H., 54 vjeç, është rrëzuar dje me biçikletë dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Veprimtari bankare pa licencë: Shtetasi V. K., 28 vjeç, po procedohet për “Ushtrim pa licencë i veprimtarive bankare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, pasi ushtronte këmbimin e valutave në mënyrë të jashtëligjshme.
Lidhje të paligjshme të energjisë: Shtetasit L. F., 62 vjeç, dhe F. K., 58 vjeç, po procedohen për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Lëndë narkotike: Shtetasi M. K., 25 vjeç, nga fshati Ormanaj, u procedua pas gjetjes së lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Rreth orës 11:20 në fshatin Koplik i Sipërm, automjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me automjetin e shtetasit J. H. Si pasojë janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe shtetasi K. H., pasagjer, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
