Politika ka uruar sot besimtaret musliman te Shkodres per festen e Fiter Bajramit. Socialistet zhvilluan vizita ne xhamine e Parruces ku uruan nga afer zevendes myftiun, Arben Halluni.
Deputetja Mariana Koceku, ne nje postim ne faqen zyrtare thote:
Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!
Në këtë ditë të shenjtë, përcjell urimet ma të sinqerta për të tanë besimtarët myslimanë. Uroj që sakrifica dhe përkushtimi i muajit të Ramazanit të jenë pranu dhe të shpërblehen me paqe, shëndet dhe begati për çdo familje shqiptare. ![]()
Per lumturi e paqe uroi edhe deputetja Xhenis Cela. Socialistja shkruan:
Sot, në festën e Fitër Bajramit ![]()
, me zemra të mbushura me paqe dhe mirënjohje ![]()
. Kjo ditë na kujton rëndësinë e solidaritetit, dashurisë dhe respektit për njëri-tjetrin ![]()
.
Uroj që kjo festë të sjellë harmoni, gëzim dhe begati në çdo familje ![]()
. Gëzuar Fitër Bajramin!
Deputeti Onid Bejleri, sebashku me socialistet e tjere zhvilloi vizita ne xhamine e Parruces. Bejleri uron te gjithe besimtaret:
Sot ishim te nderuar ndersa përcillnim urimet prane Komunitetit Myslyman Shkoder🕌 per Fiter Bajramin.
Kjo feste sjellte paqe harmoni e begati per te gjithe familjet shqiptare🤲🌙
Kryetari i Keshillit te Qarkut Edmond Ndou, uroi besimtaret musliman per mbaresi e paqe ne cdo familje:
Në Xhaminë e Parrucës. ku së bashku me deputetët e Qarkut, drejtuesit vendorë dhe të Partisë Socialiste, uruam Fiter Bajramin.Festat janë një moment i bukur bashkimi dhe gëzimi, që në Shkodër e Shqipëri na kanë shoqëruar ndër breza me traditën e bukur të të qenurit bashkë. Uroj nga zemra që lutjet dhe sakrifica e muajit të shenjtë të Ramazanit t’ju jetë pranuar
Prefektja Holta Duda theksoi se besimi dhe e mira do ta fitojne perhere luften me te keqen.
Le të përcjellim gjithmonë së bashku urime për festa.Gëzuar Fitër Bajramin.Paqe, solidaritet dhe mirësi me njerëzit dhe për njerëzit.Ti forcojmë këto vlera e ta forcojmë besimin se e mira do ta fitojë luftën me të keqen ![]()
Edhe kryetari i PS Marjan Ndershtiqaj, uroi besimtaret musliman:
Sot, në Myftininë Shkodër, përcollëm mesazhe urimi me rastin e Fitër Bajramit.Gëzuar të gjithë besimtarëve myslimanë!Zoti jua pranofte lutjet!Shëndet, mbarësi e begati në familjet tuaja! ![]()
Kryebashkiaku Beci, nuk ishte i pranishem bashke me socialistet e tjera ne vizitat ne xhamine e Parruces por permes nje postimi ne facebook, ai uroi:
Në vizitat në Myftininë Shkodër u përcollën mesazhe urimi, paqeje dhe harmonie me rastin e Fitër Bajramit.Kjo festë e shenjtë na kujton vlerat më të mira të besimit, solidaritetit dhe respektit për njëri-tjetrin, duke na ftuar të jemi më pranë njerëzve dhe më të përkushtuar ndaj komunitetit.Urime të gjithë besimtarëve myslimanë për më shumë begati, mirësi dhe gëzim në familjet e tyre
