Këshilli i Ministrave ka miratuar ngritjen e Task-Forcës – Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.
Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:
a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
LEXO EDHE:
VKM/ Pas 8 vitesh, lirohet nga detyra zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;
ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;
d) Sekretarët e Përgjithshëm:
dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;
f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
VKM E PLOTË
NGRITJEN E TASK-FORCËS DHE TË SKUADRËS KOMBËTARE TË ORGANIZIMIT PËR SAMITIN E NATO-S, TIRANË, 2027
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen e Task-Forcës – Host Nation Task Force (HNTF) dhe të Skuadrës Kombëtare të Organizimit për Samitin e NATO-s, Tiranë, 2027.
2. Task-Forca kryesohet nga Kryeministri dhe, në mungesë të tij, nga Koordinatori Kombëtar për organizimin e samitit, i emëruar me urdhër të Kryeministrit. Task-Forca ka në përbërje këta anëtarë:
a) Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
b) Ministrin e Mbrojtjes;
c) Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor;
ç) Përfaqësuesin e kabinetit të Kryeministrit;
d) Sekretarët e Përgjithshëm:
i. të Ministrisë së Punëve të Brendshme;
ii. të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
iii. të Ministrisë së Financave;
iv. të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë;
v. të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
vi. të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
vii. të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit;
viii. të Ministrisë së Mbrojtjes.
dh) Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
e) Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Prokurimit Publik;
f) Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.
3. Task-Forca mbështetet në veprimtarinë e saj nga një sekretariat teknik, që ngrihet pranë dhe nën përgjegjësinë e Ministrisë së Mbrojtjes.
4. Në mbledhjet e HNTF-së mund të ftohen, sipas nevojës, përfaqësues të institucioneve të tjera publike, si edhe ekspertë vendas ose të huaj, në varësi të çështjeve që diskutohen.
5. Host Nation Task Force është organ vendimmarrës për përcaktimin e detyrave dhe të përgjegjësive institucionale në funksion të organizimit të Samitit dhe ka këta objektiva:
a) Të përcaktojë agjendën dhe programin politik e teknik të punës së Samitit;
b) Të shqyrtojë e të miratojë aktet, veprimet dhe kërkesat operacionale të propozuara nga Skuadra Kombëtare e Organizimit;
c) Të propozojë për miratim pranë Këshillit të Ministrave, nëpërmjet ministrit të Mbrojtjes, “Planin gjithëpërfshirës të veprimit për organizimin dhe mbarëvajtjen e Samitit të NATO-s, Tiranë, 2027”, duke përcaktuar:
i. hapat dhe masat e planifikimit;
ii. nevojat infrastrukturore, logjistike dhe institucionale;
iii. procedurat tekniko-juridike dhe instrumentet financiare;
iv. detyrat e detajuara për çdo strukturë.
ç) Të vlerësojë kostot e organizimit e të propozojë, nëpërmjet ministrit përgjegjës për financat, buxhetimin përkatës në Këshillin e Ministrave;
d) Të marrë masat për dislokimin e dispozitivit ushtarak dhe mbrojtës, në bashkërendim me strukturat ushtarake aleate.
6. Nën varësinë e HNTF-së ngrihet Skuadra Kombëtare e Organizimit (National Organization Team – NOT), e cila kryesohet dhe funksionon nën përgjegjësinë e Koordinatorit Kombëtar, si dhe përbëhet nga:
a) drejtori i Protokollit të Shtetit;
b) drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
c) drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit;
ç) drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
d) komandanti i Gardës së Republikës;
dh) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit;
e) përfaqësuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit;
ë) përfaqësuesi i Kabinetit të Kryeministrit;
f) drejtori i Protokollit të Kryeministrit;
g) drejtori ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil;
gj) drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol-it;
h) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar;
i) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike;
j) drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar;
k) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
l) drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Media dhe Informim;
ll) drejtori i Përgjithshëm i Çështjeve Politike dhe Strategjike në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
m) drejtori i Drejtorisë së NATO-s dhe Çështjeve të Sigurisë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
n) përfaqësuesi i Bashkisë Tiranë.
