Bashkia Pukë ka bërë të ditur shpalljen dhe publikimin e zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në territorin e saj, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 201, datë 26.03.2026.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim përfshin një sërë njësish administrative dhe fshatrash, të ndarë në disa zona zhvillimi, me qëllim nxitjen e ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për investime.
Zona e shpallura përfshijnë:
- Zona nr. 1: Fshatrat Lajthizë dhe Pukë (Njësia Administrative Pukë)
- Zona nr. 2: Fshatrat Qerret
- Zona nr. 3: Korthpulë, Vrith dhe Gomsiqe
- Zona nr. 4: Qelëz, Buzhalë, Lëvrushk dhe Bushat
- Zona nr. 5: Kabash, Meçe dhe Buhot
- Zona nr. 6: Rrapë, Bicaj dhe Breg
- Zona nr. 7: Shkozë dhe Gojan i Madh
- Zona nr. 8: Mesul dhe Gojani i Vogël
Në njoftim theksohet se këto zona janë përcaktuar për të nxitur zhvillimin ekonomik, industrial dhe turistik, duke synuar krijimin e kushteve më të favorshme për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm në territorin e Bashkisë Pukë.
Hartat dhe kufijtë e zonave janë të përcaktuara sipas sistemit KRGJSH dhe janë pjesë e dokumentacionit zyrtar të vendimit.
Bashkia Pukë fton qytetarët dhe subjektet e interesuara të njihen me vendimin, i cili synon rritjen e zhvillimit ekonomik lokal dhe përmirësimin e mirëqenies së komunitetit.
Për më shumë informacion, dokumentacioni i plotë është i disponueshëm në faqen zyrtare: bashkiapuke.gov.al

