Opozita zhvillon nesër protestën e shtatë kombëtare me kërkesë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.

Tubimi pritet të nisë në orën 19:00 para Kryeministrisë. Organizatorët e protestës kanë njoftuar Policinë e Shtetit për orarin e fillimit të protestës, por nuk ka një orë se kur do të përfundojë.

Balkanëeb mëson se në protestën e 17 prillit, PD do të rikthejë fjalimet nga drejtues të PD, forumit rinor dhe partive aleate. Gjatë protestave të fundit mungoi podiumi, ndërsa skenari u fokusua te marshimi dhe hedhja e molotovëve e fishekzjarreve drejt institucioneve qeveritare.

Megjithatë, nuk përjashtohet që protesta të marrë edhe zhvillime të tjera gjatë mbrëmjes.

Një tjetër skenar i mundshëm mbetet marshimi i protestuesve në akse të ndryshme të kryeqytetit, në varësi të dinamikës së tubimit dhe orientimit nga organizatorët.

Share.
error: Content is protected !!