Në kuadër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”, ne Lezhe u zhvillua një aktivitet informues dhe praktik, të organizuar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Institucioni i Prefektit, me mbështetjen e PNUD Shqipëri. Gjatë aktivitetit, strukturat operacionale të mbrojtjes civile në nivel qarku dhe vendor zhvilluan skenarë të simuluar emergjencash, për të testuar dhe përmirësuar reagimin në situata të rrezikshme, sidomos në rastet e fatkeqësive natyrore. Përmes demonstrimeve praktike u vlerësua gatishmëria e ekipeve dhe bashkëveprimi ndër-institucional në momente krize.

Share.
error: Content is protected !!