Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Reçit, ku një i burgosur rreth 21 vjeç ka humbur jetën. I riu u dërgua fillimisht në Spitalin e Malësisë së Madhe pa shenja jete, ku stafi mjekësor konfirmoi më pas vdekjen e tij. Burime per ShkodraSot bejne me dije se trupi po transportohet drejt morgut të Shkodrës.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes, dhe nuk dihet nëse i riu ka ndërruar jetë për arsye shëndetësore apo ka qenë viktimë e dhunës.
Në muajt e fundit, në Burgun e Reçit janë regjistruar disa përplasje të rënda fizike mes të burgosurve, duke rritur shqetësimin për sigurinë në këtë institucion. Autoritetet po kryejnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
