Në kuadër të programit “Shkodra, qyteti Europian i Sportit 2025”, Shoqata Sportive e Atletikës “Vllaznia”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, do të organizojë këtë fundjavë dy ngjarje të rëndësishme sportive në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të premten, më 11 tetor, do të zhvillohet Kupa e Ikonave “Vildan Tufi” e cila shënon Ditën e Kërcimeve, ndërsa të shtunën, më 17 tetor, pritet Kupa e Ikonave “Feti Dizdari”.

Kryetrajneri i Shoqatës së Atletikës “Vllaznia”, Albert Marashi, thotë se këto aktivitete janë një homazh për figurat që kanë bërë histori në sportin shkodran dhe një frymëzim për brezin e ri të atletëve.

Dy aktivitetet pritet të mbledhin një numër të madh atletësh në një fundjavë që do të jetë plot energi, emocion dhe traditë sportive shkodrane.

Share.
error: Content is protected !!