Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në qytet si pasojë e reshjeve të shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë zonën gjatë gjithë ditës.
Në reagimin e tij, Beci bën me dije se pavarësisht sasisë së konsiderueshme të reshjeve, situata është menaxhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe pa problematika. Sipas tij, strukturat përgjegjëse kanë qenë në gatishmëri maksimale, me punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës-Kanalizimeve të angazhuar në terren dhe në monitorim të pandërprerë të pikave kritike.
Kryebashkiaku thekson se sistemi i kullimit ka funksionuar në kushte optimale, duke përballuar ngarkesën e reshjeve dhe duke shmangur grumbullimet e ujit në zonat urbane. Ai shton se situata vijon të jetë nën kontroll dhe po ndiqet në kohë reale, me struktura të gatshme për ndërhyrje të menjëhershme në rast nevoje.







