Drejtuesi i Departamentit Brain Gain në Partinë Demokratike dhe ish-kandidati për deputet në Shkodër, Tedi Kopliku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me investimin në aksin rrugor Shirokë–Zogaj. Ai ka publikuar foto nga terreni, ku sipas tij, asfalti paraqitet i çarë, duke hedhur dyshime mbi cilësinë e punimeve dhe duke ironizuar mënyrën se si po realizohen investimet infrastrukturore.
Statusi i plotë i Tedi Koplikut:
Iku koha mesjetare e PD kur bëheshin investime STRATEGJIKE. Drita e investimeve POZITIVE ra edhe në Rrugën Shirokë-Zogaj.
Qorr ai që nuk e sheh dritën.
