Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KKLT), ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe dialogun me komunitetin e biznesit, me synim lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
Në këtë takim u prezantuan dy dokumenta strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit: Planin e Veprimit për reduktimin e barrierave jotarifore sipas neneve 34–36 të TFBE dhe Programin Kombëtar të Eksporteve 2025–2030.
Plani i Veprimit synon të eliminojë procedura të panevojshme dhe barriera që kufizojnë lëvizjen e lirë të mallrave, duke lehtësuar aktivitetin e bizneseve dhe duke përgatitur vendin për hapin e radhës në procesin e integrimit europian. Ndërkohë, Programi Kombëtar i Nxitjes dhe Lehtësimit të Eksporteve vendos drejtimin për zhvillimin ekonomik të vendit në pesë vitet e ardhshme, rritje eksporteve, rritje vlere të shtuar dhe diversifikim të tregjeve shqiptare. Ai përfshin instrumente konkrete financiare, teknike dhe të certifikimit për të mbështetur biznesin që të jetë më i fortë dhe më i integruar në tregjet globale.
“Synimi ynë është të ndërtojmë një ekonomi moderne, prodhuese dhe eksportuese, të përafruar me standardet e BE-së. Kjo kërkon angazhim, koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët e përfshirë. Ju falënderoj për praninë dhe kontributet që do të sillni në këtë proces”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.
