Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij për heqjen e sekuestros mbi pasuritë.
Sipas vendimit të gjyqtarit Erion Bani, kërkesa është e pabazuar në ligj dhe prova, ndërsa Prokuroria ka respektuar afatet duke depozituar kërkesën për konfiskim brenda kohës ligjore. Për këtë arsye, masa e sekuestros mbetet në fuqi.
Kujtojmë se në vitin 2023, GJKKO vendosi sekuestrimin e 34 pasurive të lidhura me Martinajn dhe persona të afërt me të.
📌 Lista e plotë e pasurive të sekuestruara:
Shoqëri dhe biznese:
- Shoqëria “KING KASINO” sh.a, me aksioner 100% Ervis Martinaj – statusi: pezulluar
- 50% e aksioneve të shoqërisë “ALBA TELECOMMUNICATION” sh.p.k, në pronësi të Ervis Martinaj
- Shoqëria “MATI UNION” sh.p.k, me aksioner 100% Mustafa Martinaj – statusi: aktiv
- Shoqëria “MARTINAJ E.M” sh.p.k, në pronësi të Mustafa Martinaj – statusi: aktiv
- Subjekti “Ervis Martinaj”
- Shoqëria “REAL FENIX” sh.p.k, me aksioner 100% Roberta Martinaj – statusi: aktiv
- Subjekti “Drenica Martinaj” PF – statusi: aktiv
- Subjekti “Valentino Kaçorri” PF – statusi: aktiv
- Shoqëria “S.P.E Energy” sh.p.k, me aksioner 100% Valentino Kaçorri – statusi: aktiv
- 21% e aksioneve të shoqërisë “S.P.E Gjadër” sh.p.k, përmes “S.P.E Energy”
Automjete:
11. Automjet Smart Passion, në pronësi të Erjona Martinaj
12. Automjet Land Rover Discovery, në pronësi të Erjona Martinaj
13. Automjet Mercedes-Benz GLK 350, në pronësi të Vasilika Martinaj
14. Automjet Fiat Fiesta, në pronësi të Vasilika Martinaj
15. Automjet BMW M550, në pronësi të Vasilika Martinaj
Apartamente, toka dhe prona të paluajtshme:
16. Apartament 82 m², lagjja “Pavarësia”, Vlorë – në pronësi të Drenica Martinaj
17. Tokë arë 245 m², Piqeras, Sarandë – në pronësi të Ervis dhe Roberta Martinaj
18. Njësi 137 m², Tiranë – në pronësi të Vasilika Martinaj
19. Ullishte 9800 m², Dobresh, Tiranë – në përdorim nga “M… EM” sh.p.k
20. Tokë arë 3815 m², Fushë-Kuqe, Kurbin – në emër të Mustafa Martinaj
21. Tokë arë 7000 m², Patok, Kurbin – në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
22. Tokë arë 12145 m², Fushë-Kuqe, Kurbin – në emër të Vasilika Martinaj
23. Tokë arë 1973 m², Patok, Kurbin – në emër të Mustafa dhe Vasilika Martinaj
24. Tokë arë 7050 m², Patok, Kurbin – në emër të Vasilika Martinaj
25. Tokë arë + truall 1975 m², (815.34 m² ndërtesë), Fushë-Milot, Kurbin
26. Tokë arë 1632 m², Fushë-Milot, Kurbin
27. Truall + ndërtesë 300 m² (119.67 m² ndërtesë)
28. Tokë arë 2543 m², Fushë-Kuqe, Kurbin
29. Tokë arë + ndërtesë 410 m², (540.29 m² ndërtim total), Fushë-Kuqe, Kurbin
Prona të dhuruara:
30. Tokë arë 120 m², Tiranë – dhuruar nga Ervis Martinaj shtetases Bisere Hato
31. Truall + ndërtesë 580 m² (123.3 m² ndërtesë), Tiranë – dhuruar Bisere Hato
32. Apartament 105 m², rruga “Dervish Hima”, Tiranë – dhuruar Gelmona Tarja
Pasuri të tjera:
33. Ullishte 2000 m², Gjilekë-Dhërmi (“Gosqea”), pjesë magazine (1/2)
34. Vilë në Surrel, Tiranë, aktualisht në pronësi të Fatmir Ahmet Vuthaj
35. Llogari bankare me vlerë 1,878,299 lekë, në emër të shtetasit A.K.
Ndërkohë, hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa në seancat e ardhshme pritet të merren në pyetje dëshmitarë të ndryshëm, mes tyre edhe Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt.
