Skena e teatrit “Migjeni” në Shkodër mirëpriti premierën, “Duke pritur djalin”, një komedi që vë përballë dy breza dhe sfidat e një shoqërie në tranzicion. Me tekst të Lorin Terezi dhe nën regjinë e Anila Ballës, kjo vepër gërsheton të qeshurën me reflektimin e thellë mbi problemet sociale dhe ekonomike. Merita Smaja, Astrit Fani dhe Marsel Paplekaj, sjellin kontrastin mes dëshirave të prindërve dhe realitetit të djalit, duke e kthyer pritjen në një pasqyrë të shoqërisë sonë.

Dy prindër, një pritje e gjatë dhe kërkesa krejtësisht të ndryshme. Kjo është bërthama e shfaqjes “Duke pritur djalin”, ku në qendër të veprës janë marrëdhëniet e ndërlikuara njerëzore, ku problemet e përditshme nga ato ekonomiket e deri te trysnia shoqërore, ndërthuren brenda një kornize absurde.


Share.
error: Content is protected !!