Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar se një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të shkaktuar nga mungesa e energjisë elektrike në stacionin e pompave në Dobraç.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e terrenit të ujësjellësit, në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë nisur punën për evidentimin dhe zgjidhjen e problemit, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal me ujë.

Autoritetet bëjnë apel për mirëkuptim nga qytetarët, ndërsa pritet që situata të normalizohet sapo të eliminohet defekti teknik.

Share.
error: Content is protected !!