Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë marrjen e masave konkrete


Banorët e zonës së Livadeve në qytetin e Shkodrës vijojnë të përballen me një problem që lidhet me derdhjen e ujërave të zeza në një kanal pranë shtëpive. Banorët shprehen të shqetësuar për erën e pakëndshme që përhapet në zonë dhe për rrezikun e përhapjes së infeksioneve. Sipas banorëve, mungesa e një sistemi të rregullt dhe të izoluar të kanalizimeve ka bërë që ujërat e zeza të dalin jashtë kontrollit, duke u shpërndarë në zonë dhe, në disa raste, edhe në oborret e banesave.

Situata bëhet më shqetësuese me rritjen e temperaturave. Për këtë, banorët u bëjnë apel institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më shpejt për të marrë masa konkrete.

https://www.facebook.com/reel/1316959243714791

Share.
error: Content is protected !!