Bardh Spahia: PS e la Shkodrën në gjendje të mjerueshme, qeveria e PD solli investime konkrete

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër ndaj kritikëve dhe patronazhistëve të mazhorancës, duke i ftuar qytetarët të shohin gjendjen në të cilën Partia Socialiste la Shkodrën në vitin 2005 dhe investimet e realizuara gjatë qeverisjes së PD në vitet 2005–2012. Ai thekson se, gjatë drejtimit të Bashkisë Shkodër, ka dorëzuar rreth 50 projekte për miratim pranë qeverisë socialiste, por asnjë prej tyre nuk u miratua.

Statusi i plotë i deputetit Bardh Spahia:

Për të gjithë patronazhistët e paguar për të thënë çfarë bëri PD për Shkodrën.
Hapini fotot dhe shikojeni në çfarë gjendje e kishte lënë Shkodrën Partia Socialiste në 2005 kur në qeverisjen e vendit erdhi Partia Demokratike. Me foto gjeni disa nga investimet e qeverisjes 2005-2012 për Shkodrën.
Hajdutët mendojnë se jo vetëm mund t’i vjedhin por edhe t’i bëjnë shkodranët për budallenj.
Dua të rikujtoj gjithashtu se gjatë më pak se një viti drejtimi të bashkisë nga ana ime dhe pas shumë punëve të mira të bëra gjatë asaj periudhe të shkurtër, i kam dërguar për miratim qeverisë socialiste rreth 50 projekte për miratim. Sigurisht që asnjë nga këto projekte nuk u miratua. Nga diskriminimi apo ngaqë nuk kishin çfarë të vidhnin, këtë nuk e di akoma (besoj të dyja).
Të vërtetën e mbron koha, jo sloganët dhe as patronazhistët servilë të paguar nga hajdutët e fondeve publike.

Share.
error: Content is protected !!