Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se rruga Qafë Thore–Theth është bllokuar plotësisht, si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike.

Sipas njoftimit zyrtar, qarkullimi është pezulluar për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, për shkak të rrezikut të lartë që paraqet zona për kalim.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin vetëm njoftimet zyrtare për informacione dhe përditësime të mëtejshme mbi situatën.

Share.
error: Content is protected !!