Pas shuarjes së zjarrit në Bardhet të Fushë-Arrëzit, autoritetet kanë zhvilluar një inspektim në terren për të vlerësuar situatën dhe pasojat e shkaktuara.

Nënprefektja e Qarkut Shkodër, Amila Gjyrezi, ka bërë të ditur se inspektimi u zhvillua për të parë nga afër situatën pas ndërhyrjes së forcave për shuarjen e flakëve.

Gjyrezi ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan gjatë operacionit, duke veçuar efektivët e MZSH Fushë-Arrëz, punonjësit e Drejtorisë së Administrimit të Pyjeve dhe Kullotave, specialistët e Emergjencave Civile, banorët e zonës, si dhe efektivët e Komisariatit Pukë dhe MZSH Pukë.

Sipas saj, ndërhyrja dhe bashkëpunimi mes strukturave dhe banorëve ndihmuan në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, duke shmangur dëme më të mëdha në fondin pyjor, banesa dhe pronat e banorëve.

Mbrojtja e pyjeve dhe e pasurive natyrore është përgjegjësi e përbashkët”, thekson në përfundim nënprefektja Gjyrezi.

Operacioni në Bardhet vjen në një periudhë ku zjarret në zonat pyjore dhe malore kërkojnë angazhim të vazhdueshëm të strukturave të emergjencave dhe bashkëpunim me komunitetet lokale.

Share.
error: Content is protected !!