Aktivistja shkodrane me aktivitet në Bruksel, Mirza Bale, ka bërë të ditur se më 16 korrik, së bashku me 50 organizata dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, i kanë dorëzuar zyrtarisht Komisionit Europian një kërkesë për informacion lidhur me zbatimin e Ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura.
Sipas saj, në kërkesë janë ngritur disa çështje, mes tyre nëse Komisioni Europian i ka kërkuar qeverisë shqiptare një plan konkret me afate për ndryshimin e ligjit, nëse mosplotësimi i këtyre kërkesave mund të ndikojë në procesin e negociatave të Shqipërisë me BE-në, si dhe si do të trajtohet kërkesa për moratorium mbi ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Bale thekson se vetëm gjashtë ditë pas dërgimit të letrës, një zyrtar i lartë i qeverisë konfirmoi se po përgatitet një plan veprimi për adresimin e rekomandimeve të Komisionit Europian. Ajo shton se presioni i shoqërisë civile dhe koordinimi mes organizatave do të vazhdojë për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe mbrojtjen e pronave dhe të natyrës.
Statusi i plotë i Mirza Bales:
