Në festën e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtore e Shqipërisë, në Bazilikën kushtuar saj u kremtua mesha solemne, duke shënuar njëkohësisht edhe hapjen e Vitit Jubilar, në kuadër të 130-vjetorit të shpalljes së saj si Pajtore e Shqipërisë. Kremtimi u drejtua nga Kardinali i Bazilikës Papnore Santa Maria Maggiore, Rolandas Makrickas.

Hapja e Vitit Jubilar përbën një ftesë për reflektim, falënderim dhe ripërtëritje shpirtërore, duke e vendosur këtë përvjetor të rëndësishëm në zemër të jetës kishtare dhe të besimtarëve, të cilët i drejtohen Zojës së Këshillit të Mirë si udhërrëfyese dhe mbrojtëse në çdo kohë.

Share.
error: Content is protected !!