Vllaznia hedh një hap të sigurt drejt qëndrimit në Superiore. Skuadra shkodrane e volejbollit për femra ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të fazës Play-Out ndaj Studentit, me rezultatin e pastër 3-0.
Ndeshja u dominua nga Vllaznia, e cila tregoi epërsi në çdo set, duke mos i lënë shumë hapësira kundërshtarit. Loja e organizuar dhe efikasiteti në momentet kyçe i dhanë avantazhin e merituar vajzave shkodrane.
Me këtë fitore, Vllaznia hedh një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të mbijetesës në elitën e volejbollit shqiptar, ndërsa ndeshjet e radhës pritet të jenë vendimtare për fatin e këtij sezoni.
