Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe u ngjit me shpejtësi deri në katin e sipërm përmes fasadës së jashtme.
Lidhur me situatën që alarmoi qindra banorë, ka reaguar edhe inxhinieri Romeo Nazarko.
Teksa ka publikuar një kërkesë për informacion të drejtuar Kuvendit lidhur me djegien e fasadës së një pallati tjetër në Tiranë, Nazarko thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar.
“E kemi paralajmëruar këtë situatë, por vazhdojnë me papërgjegjshmëri të mos dëgjojnë. E keqja është që nuk dëgjojnë as inxhinierët, kur kapin ndonjë post drejtues”, shkruan inxhinieri.
