Muzika e periudhës baroke u soll ndryshe për publikun në skenën e Liceut Artistik “Jordan Misja”, ku tingujt u shndërruan në një histori të gjallë artistike të interpretuara në violinë nga Fabio Markolaj. Në fokus të këtij aktiviteti ishte krijimtaria e Antonio Vivaldit, veçanërisht cikli i njohur “Katër Stinët”, një vepër që ndërthur në mënyrë unike muzikën me ritmet dhe ndjesitë e natyrës. Programi u pasurua me interpretimin dhe shpjegimin e pedagoges Alba Lagji, e cila solli për publikun një lexim më të thelluar të dimensionit artistik dhe narrativ të veprës.
