Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Startup Albania, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sipërmarrjes rinore dhe inovacionit në qytet.

Marrëveshja u firmos nga rektori Tonin Gjuraj dhe drejtorja ekzekutive Aneida Bicja. Në fokus të këtij bashkëpunimi është programi “Guxo, Ndërto, Ndrysho”, i cili synon fuqizimin e të rinjve të grupmoshës 19–29 vjeç, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe kthimin e ideve në biznese konkrete.

Sipas marrëveshjes, universiteti do të mbështesë programin përmes vënies në dispozicion të ambienteve, promovimit dhe përfshirjes së studentëve dhe stafit akademik. Nga ana tjetër, Startup Albania do të ofrojë trajnime, mentorim dhe ekspertizë profesionale për realizimin e programit.

Person kontakti për universitetin do të jetë Alkida Hasaj, pedagoge në Fakultetin Ekonomik.

Ky bashkëpunim synon ndërtimin e një ekosistemi të qëndrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje për studentët e Universitetit të Shkodrës dhe më gjerë.

Share.
error: Content is protected !!