Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku një grua ka humbur jetën pas një incidenti të ndodhur në banesën e saj.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasja me iniciale L.B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Luf të Pukës, është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore nga ambulanca drejt spitalit të Shkodrës.
Ajo ka mbërritur me dëmtime serioze, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, ka ndërruar jetë disa orë më vonë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 61-vjeçarja është dëmtuar si pasojë e një rrëzimi aksidental në banesë.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
