Kryetarja e Partisë Socialiste në Malësinë e Madhe, Florida Peraj, ka vlerësuar ardhjen e Enea Karakaçi në drejtimin politik të qarkut Shkodër, duke e cilësuar si një mundësi për bashkëpunim dhe arritje më të mira në vijim.

Në reagimin e saj pas Asamblesë së PS, Peraj theksoi se ky takim shërbeu si një moment reflektimi për rrugën e bërë deri më tani dhe për sfidat që kërkojnë më shumë angazhim në të ardhmen.

Ajo shprehu bindjen se bashkëpunimi me Karakaçin do të sjellë rezultate konkrete për qarkun Shkodër, ndërsa nuk la pa falënderuar edhe drejtuesin e deritanishëm, Benet Beci, për kontributin dhe mbështetjen e dhënë.

Sipas Perajt, Malësia e Madhe mbetet një zonë me potencial të madh zhvillimi, por që kërkon më shumë vëmendje dhe prani pranë qytetarëve për të adresuar nevojat e tyre.

Statusi i plotë:

Asambleja e Partisë Socialiste dje ishte një moment reflektimi për rrugën e bërë dhe për atë çfarë duhet të bëjmë edhe më mirë në vijim.

Duke i uruar suksese drejtuesit të ri politik për qarkun Shkodër, Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Enea Karakaçi jam e bindur në bashkëpunimin tonë për një punë të mirë dhe për rezultate edhe më të mira  .

Një falënderim i përzemërt për drejtuesin e deritanishëm të qarkut Shkodër,z. Benet Beci për mbështetjen dhe gjithë punën e mirë të bërë deri tani. 🌹

Malësia e Madhe ka mundësi të jashtëzakonshme, por edhe shumë nevoja që duhen parë nga afër. Zgjidhja e tyre arrihet vetëm përmes një bashkëpunimi të thellë dhe pranisë sa më të afërt me çdo banor.

Suksese 🌹 #MalesiaMadhe ❤️

Share.
error: Content is protected !!