Ekonomia shqiptare ka vijuar trendin pozitiv edhe gjatë vitit 2025, duke shënuar rritje ekonomike, stabilitet fiskal dhe përmirësim të klimës së biznesit. Të dhënat u prezantuan nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se aktiviteti i sektorit privat ka qenë në rritje, pavarësisht pasigurive gjeopolitike globale. Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit 2025 është rritur me 3.75 për qind
Sipas ministres, Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e tretë të vitit është rritur me 3.75 për qind, normë që tejkalon mesataren e Bashkimit Europian dhe të rajonit. Inflacioni u rrit në nivelin 2.2 për qind, tha ministrja duke theksuar se norma ka qëndruar brenda objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë, ndërsa borxhi publik ka vijuar të ulet.
“Ekonomia shqiptare gjatë 2025-ës ka treguar stabilitet, aktiviteti i sektorit privat ka vijuar të rritet dhe kemi një klimë biznesi që nxit investimet. PBB për tremujorin e tretë u rrit me 3.75%, normë më e lartë se mesatarja e BE dhe rajonit. Ekonomia pas periudhës post pandemisë ka pasur stabilitet në rritje, ndërkohë që po jetojmë në një situatë gjeopolitike që ka paqartësi. Inflacioni është rritur me 2.2%, normë brenda targetit prej 3% të Bankës së Shqipërisë
